1. Home
  2. ShowBiz
  3. Momentet më të bukura, Zajmina na emocionoi me videon e veçantë për ditëlindjen e Khloe
Momentet më të bukura, Zajmina na emocionoi me videon e veçantë për ditëlindjen e Khloe
0

Momentet më të bukura, Zajmina na emocionoi me videon e veçantë për ditëlindjen e Khloe

0
0

Vajza e Zajmina Vasjarit, vogëlushja Khloe bën sot dy vjeç.

Mami Zajmina ka menduar që ta kujtojë këtë ditë të veçantë për të bijën me një video shumë të këndshme ku ka bërë bashkë të gjitha momentet më të bukura me të bijën dhe partnerin e saj.

Në këtë video Zajmina shfaqet duke luajtur, duke festuar, duke vrapuar pas vogëlushes në një përmbledhje që mund të quhet pa frikë një ndër më të bukurat.

Krahas videos nuk mund të mungonte edhe nje mesazh shume emocionues ku Zajmina shpreh gjithë dashurinë që ka për të bijën.

Ajo kujton momentin kur Khloe erdhi në jetë dy vite më parë si dhurata më e bukur që Zoti i ka falur ndonjëherë.

“Unë dhe babi të duam çdo ditë edhe më shumë. Ti je fryma ime, ajri im pa të cilin nuk do jetoja dot. Dua të zgjohem çdo mëngjes dhe të ndjej aromën e gushës tënde, të shoh buzëqeshjen tënde të bukur dhe sytë e tut ë jenë gjithmonë të lumtur”, shkruan ndër të tjera Zajmina krahas videos në urimin që i bën të bijës.

Kjo video ka marrë qindra pëlqime dhe mesazhe urimi nga miqtë, familjarët dhe fansat e këngëtares.

View this post on Instagram

Khloe im! Si sot para 2 vitesh ne oren 10:30 ne perqafuam per here te pare njera tjetren. Dita e lindjes tende eshte nje lindje e dyte per mua. Ti me erdhe si dhurata me e bukur qe zoti me ka falur ne jete, ti solle nje tjeter dimension dashurie qe ne momentin e pare kur erdhe ne gjoksin tim, moment te cilin kurre nuk do ta harroj 😭Un dhe babi te duam cdo dite edhe me shume. Ti je fryma ime, ajri im pa te cilin nuk do jetoja dot. Dua te zgjohem cdo mengjes dhe te ndjej aromen e gushes tende, te shoh buzqeshjen tende te bukur dhe syt e tu te jene gjithmone te lumtur. Lutem per ty cdo dite dhe falenderoj zotin qe me zgjon cdo dite dhe te shoh ty. Te do Mami pa fund! Gezuar ditlindjen e vogla ime! Sonte do jet mbremja jote ku do festosh si nje Princeshe sepse KHLOE is TWO Sweet ❤️

A post shared by ᴢᴀɪᴍɪɴᴀ ᴠᴀsᴊᴀʀɪ (@zaimina_vasjari) on

Link: https://www.instagram.com/p/B75d7aCn0Ng/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gFaD5HsK-/