1. Home
  2. ShowBiz
  3. Bora Zemani nis sfidën e rrallë, fton gratë të vërtetojnë se mund të bëjnë punë burrash
Bora Zemani nis sfidën e rrallë, fton gratë të vërtetojnë se mund të bëjnë punë burrash
0

Bora Zemani nis sfidën e rrallë, fton gratë të vërtetojnë se mund të bëjnë punë burrash

0
0

Dikur disa punë thuhej se bëheshin vetëm nga meshkujt, por sot gjërat kanë ndryshuar dhe këtë e shohim pothuajse përditë.

Shumë femra sot janë të afta për të realizuar me sukses çdo punë, madje edhe ato që duan forcë fizike.

Moderatorja Bora Zemani në kuadër të 8 marsit ka nisur një sfidë të re në instagram ku i fton gratë që të postojnë foto ndërsa janë duke bërë punë që dikur konsideroheshin si punë burrash.

Vetë ajo ka postuar në instagramin e saj një foto ku shfaqet në majë të shkallëve duke ndërruar një llampë.

Krahas fotos ajo i drejtohet të gjitha grave me një mesazh të gjatë ku tregon se vetë ajo ka njohur femra që ja dalin mbanë përditë duke kryer punë të vështira.

Në fund i fton të gjitha femrat që nën hashtagun “PunëGocash” të vërtetojnë se në fakt janë po aq të afta sa meshkujt për të gjitha punët.

View this post on Instagram

💡 Dhe meqenese jemi afer 8 Marsit, mendoj qe te bejme nje sfide per qejfin tone 😋. T'i tregojme te gjitheve qe ne mund te bejme cdo gje vete! Prej shume kohesh shoqeria ka favorizuar lindjen e djemve me shume sesa te vajzave… nje nga arsyet ishte se mendohej se burrat ishin me te afte se grate. Ama mendimin se Ajo nuk mund te bej nje pune te caktuar vetem se eshte nje vajze, po e zhdukim dalengadale. Kam njohur shume gra e vajza ne shqiperi ne profesione qe konsideroheshin teresisht mashkullore e qe sot, na duken shume normale per to. Prandaj shume dashuri per ju gra te forta… per ato ne profesione te veshtira, per ato qe ia dalin cdo dite krejt te vetme dhe per ato zonjat e shtepive qe kujdesen per cdo detaj. Jeni te gjitha heroina! Tani, ejani te tregojme te gjitha punet tona te perditshme 😍. Postoni e me dergoni fotot tuaja duke punuar dhe vini hashtag #PuneGocash

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Link: https://www.instagram.com/p/B9RM2ZyjMT6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8OR9FoDQlU/