1. Home
  2. ShowBiz
  3. Ermali poston videon më të bukur me të birin, “Po i shijoj shumë këto ditë”
Ermali poston videon më të bukur me të birin, “Po i shijoj shumë këto ditë”
0

Ermali poston videon më të bukur me të birin, “Po i shijoj shumë këto ditë”

0
0

Ermal Mamaqi ashtu si shumica e personazheve të njohur që nuk kanë shumë kohë për të qëndruar pranë fëmijëve duket se po i shijon këto ditë kur i duhet të qëndrojë në shtëpi.
Ai ka postuar në instagram një video ku luan me Joelin basketball dhe duken të dy shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Krahas videos Ermali tregon gjithashtu se po i shijon këto ditë duke qëndruar pranë fëmijëve dhe duke menduar se sa shumë kohë ka humbur larg tyre.
“Kjo që ndodhi është një sinjal nga Planeti”, thotë Ermali në statusin e tij, ndërsa shton gjithashtu se gjatë këtyre ditëve përveçse ka qëndruar me fëmijët, ka mundur gjithashtu të relaksohet, të flejë më shumë, të përfundojë një master online dhe të nisë një tjetër.
Në fund të postimin Ermali thotë se do ja dalim.

View this post on Instagram

Miq mos me gjykoni por unë në fakt e kam shijuar shumë këtë kohë. Mendoj qe ka shume si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre… Kjo që ndodhi duket sikur është sinjal nga Planeti. Sikur thotë Stop, Slow Down… Çdo ditë vrap për të kapur ritmin, për të shitur më shumë, për të fituar më shumë…Për të qenë i pari. Më shumë lekë, më shumë famë, më shumë çdo gjë… Dhe tani… E shohim njëri tjetrin si rrezik per jetën. Eshtë si detotks për ndjenjat. Terapi dashurie me detyrim. Përseri mendoj që Dhuratat vijnë përmes Problemit. Sa me i madh Problemi, aq më e madhe Dhurata. Kushedi çfarë dhurate do ti vijë njerëzimit nga ky dëm ekonomik. Sa mbarova një Master online dhe po filloj një tjetër për Production. Kisha 6 muaj që nuk e mbaroja dot… Pashë 5 sezonet e Breaking Bad në Netflix dhe po lexoj shumë për marketingun. Kam kohë për aerobi dhe për çdo gje. Dheeee po fle me shumë.kisha 20 vjet që nuk flija kshu… Mendoj që këtë po bëjnë pjesa më e madhe. Pra po behemi më të mirë. Dhe po karikohemi me energji qe te shperthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet. Forca. Na duhet vetëm nje shtytje e vogel me mendjen. Do ja dalim.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Link: https://www.instagram.com/p/B91e2jqKlL2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvxCHbBpWM3/