Pasditen e së shtunës Shqipëria dërgoi drejt Italisë 30 mjekë dhe infermierë për ti ardhur në ndihmë shtetit fqinj në situatën e veshtirë që po kalon prej Coronavirus.
Një gjest i tillë është përshëndetur dhe pritur mjaft mirë si nga qeveria italiane ashtu edhe nga populli.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook videon e një qytetari italian i cili ka dalë në ballkon dhe në shenjë falënderimi për gjestin e Shqipërisë ka luajtur me fyell himin shqiptar.
Qyteti italian thotë se Shqipëria një vend i varfër u tregua një mik i vërtetë, nga ata miqtë që edhe euron e fundit që kanë në xhep ta japin.
Kryeministri Rama tha se kjo video e bërë nga ballkoni i një qytetari italian e ka bërë të drithërohet fort dhe në pamundësi për t’ja thënë drejtpërdrejt falënderimin ka vendosur që ta shpërndajë videon dhe falënderimet në faqen e tij në Facebook.
🟢⚪️🔴 🌊❤️ 🌊 🔴⚫️MIRËMËNGJES😊Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre… Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, KJO VIDEO E BËRË NË BALLKON NGA NJË QYTETAR ITALIAN, JAM DRITHËRUAR FORT dhe në pamundësi për t'ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, JAM I BINDUR SE TË GJITHË JU, DO TË BASHKOHENI ME MUA, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #GRAZIEdiCUOREdalALBANIA, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik🙏
Posted by Edi Rama on Sunday, March 29, 2020
Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2823967841027434/?t=2
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2823967841027434/?t=2