1. Home
  2. ShowBiz
  3. Pasioni i ri Ingrit Gjonit, ja çfarë i ka rrëmbyer zemrën këngëtares
Pasioni i ri Ingrit Gjonit, ja çfarë i ka rrëmbyer zemrën këngëtares
0

Pasioni i ri Ingrit Gjonit, ja çfarë i ka rrëmbyer zemrën këngëtares

0
0

Këngëtarja Ingrit Gjoni përveç talentit në muzik, ka zbuluar se ka edhe një tjetër pasion të cilin e ka kthyer madje edhe në profesion.

Në një intervistë për revistën “Psikologjia”, Ingriti tha se tashmë e sheh veten si një interior designer një profesion që i ka rrëmbyer zemrën.

Këngëtarja tregon se të gjitha stilet e arredimit kanë bukurinë e vet dhe se ajo e gjen veten tek të gjitha e madje guxon edhe në gërshetimin e tyre, por pa e ekzagjeruar.

Gjatë intervistës Ingriti pohon se ka përdorur stile të ndryshme gjatë arredimit.

Konkretisht në një shtëpi ka përdorur stilin neoklasik, ndërsa në dhomat e gjumit ka ndërthurur pak elementë modern.

Ndërsa sa i takon ngjyrave, këngëtarja preferon ngjyrat e ngrohta si pana, kuarci, druri apo ngjyra e bardhë, ndërsa shton se nuk do të guxonte kurrë me kolltukë lëkure.

Këngëtarja ka pohuar se gjithçka është e mundur të bëhet nëse këmbëngul dhe vetë ajo duket se e ka vërtetuar më së miri një gjë të tillë duke ecur me sukses drejt një tjetër pasioni që po e zhvillon gjithnjë e më shumë.

View this post on Instagram

@interioringritgjoni Jam e lumtur të ndaj me ju një tjetër profil artistik timin, atë të Interior Design. Një formë e mrekullueshme arti e shprehur në ngjyra, forma dhe objekte. Dy shtëpi të ndryshme, një nga te cilat është e vendosur pranë detit aty ku zhurma e dallgëve e mëngjesit dhe e mbrëmjes është melodia më e bukur për t'u qetësuar. Kam vendosur që ta ndaj këtë apartament për ata që kanë dëshirë të jetojnë disa ditë në ambjentet ku unë me dashurinë më të madhe e kam dizenjuar dhe kam kaluar mbrëmjet e mia të qeta. Ajo është një vilë Duplex ku veranda e mrekullueshme afër pishinës dhe salloni pranë oxhakut, janë dy stinë të ndryshme brenda një dashurie të vetme. Një sallon sa komod aq dhe praktik, pa harruar qershine mbi tortë, dhomën e gjumit e kuruar në çdo detaj. Jeto me ngjyrat dhe natyrën time dhe do të ndjehesh një artist/e dhe ti!

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii) on

Link: https://www.instagram.com/p/CAbAGqbDt_N/

View this post on Instagram

@interioringritgjoni @revistapsikologjia ❤️ Jam e lumtur të ndaj me ju një tjetër profil artistik timin, atë të Interior Design. Një formë e mrekullueshme arti e shprehur në ngjyra, forma dhe objekte. Dy shtëpi të ndryshme, një nga te cilat është e vendosur pranë detit aty ku zhurma e dallgëve e mëngjesit dhe e mbrëmjes është melodia më e bukur për t'u qetësuar. Kam vendosur që ta ndaj këtë apartament për ata që kanë dëshirë të jetojnë disa ditë në ambjentet ku unë me dashurinë më të madhe e kam dizenjuar dhe kam kaluar mbrëmjet e mia të qeta. Ajo është një vilë Duplex ku veranda e mrekullueshme afër pishinës dhe salloni pranë oxhakut, janë dy stinë të ndryshme brenda një dashurie të vetme. Një sallon sa komod aq dhe praktik, pa harruar qershine mbi tortë, dhomën e gjumit e kuruar në çdo detaj. Jeto me ngjyrat dhe natyrën time dhe do të ndjehesh një artist/e dhe ti!

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii) on

Link: https://www.instagram.com/p/CAa4Y-OjWfg/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAa4sbpjnpl/