Aktorja libaneze e filmave për të rritur, Mia Khalifa u ftua të jepte një leksion për studentët në universitetin prestigjioz të Oksfordit.
Tema ishte roli i personazheve publike dhe kufijtë e privatësisë në aspektin profesional.
Ajo e bëri këtë si një ndikuese për të folur për rëndësinë e vendosjes së kufijve profesionalisht dhe privatisht, vetëbesimin e saj si dhe ndarjen e aspekteve të jetës së saj personale.
“Për mua do të jetë gjithmonë një kujtim fantastik dhe diçka që mund t’ia tregoj fëmijëve të mi në të ardhmen. Falenderoj universitetin që më dha mundësinë të flas në një godinë kaq historike. Ndihem e nderuar dhe e frymëzuar për pasionin që ka ky universitet për të sjellë ndryshimin e vërtetë në botë dhe që përzgjedh një listë kaq të ndryshme të oratorëve”, shkruan Mia Khalifa në Twitter.
Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2023/05/07/6457e03a46163f4db38b457a.html
Thank you to the @OxfordStudents for inviting me to speak on something so important to me. I’m humbled by the history of the institution and the previous speakers at the Union, this is forever a core memory and something I can’t wait to show my future kids their mom did 🥹 pic.twitter.com/B7BTzKdbZw
— Mia K. (@miakhalifa) May 4, 2023
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/Cr1Dchvqa7r/?utm_source=ig_web_copy_link