Home Lifestyle A duhet t’ia kontrollojmë telefonin partnerit/es? Dilema moderne që po ndan çiftet
A duhet t’ia kontrollojmë telefonin partnerit/es? Dilema moderne që po ndan çiftet
0

A duhet t’ia kontrollojmë telefonin partnerit/es? Dilema moderne që po ndan çiftet

0
0

Një ndër pytjet më të shpeshta që bëjnë njerzit sot është a duhet kontrolluar telefoni i partenrit?

Dikur dyshimi lindte nga sjellja një vonesë e pashpjeguar, një telefonatë e çuditshme apo një ndryshim që mezi vihej re. Sot, gjithçka është në xhep. Një “seen”, një emoji i dyshimtë apo një bisedë e arkivuar mjaftojnë për të ndezur pasigurinë.

Psikologët e marrëdhënieve theksojnë se kontrolli i fshehtë i telefonit zakonisht është shenjë e mungesës së besimit, jo domosdoshmërisht e tradhtisë. Sipas ekspertëve të cituar nga Psychology Today, privatësia brenda një lidhjeje nuk është sekret, por një hapësirë personale që duhet respektuar. Shkelja e saj mund të krijojë plagë më të thella se vetë dyshimi.

Shumë njerëz e justifikojnë kontrollin me arsyetimin: “Nëse s’ke asgjë për të fshehur, pse jo?” Por specialistët paralajmërojnë se një marrëdhënie e shëndetshme nuk ndërtohet mbi testime të vazhdueshme, por mbi komunikim të hapur. Edhe në rastet kur nuk zbulohet asgjë komprometuese, akti i kontrollit shpesh lë pas ndjenjën e fajit dhe tensionit.

Në disa çifte, ndarja e fjalëkalimeve bëhet me marrëveshje të përbashkët, si formë transparence. Megjithatë, ekspertët theksojnë se transparenca e detyruar nuk është e njëjtë me besimin. Një marrëdhënie ku ekziston siguri emocionale nuk ka nevojë për “inspektime” të fshehta.

Në fund, ndoshta pyetja më e rëndësishme nuk është nëse duhet t’ia kontrollojmë telefonin partnerit/es, por pse ndiejmë nevojën ta bëjmë këtë. Sepse aty ku ka besim, telefoni është thjesht një pajisje. Aty ku besimi ka nisur të lëkundet, asnjë kod nuk mjafton për të sjellë qetësi.

Burimi: https://www.psychologytoday.com/us/blog/couples-thrive/202407/phone-and-privacy-etiquette-for-couples?utm_sourc
Foto: Freepik.com