Efi Dhedhes flet hapur për martesën pas të 30-ave: “Jo të gjithë duan të krijojnë familje”
Efi Dhedhes ka hapur një debat të gjerë në rrjetet sociale pas deklaratave të saj të fundit lidhur me presionin që gratë përjetojnë pas moshës 30-vjeçare për t’u martuar apo krijuar familje.
Gjatë një interviste, ish-banorja e “Big Brother VIP” u shpreh se shpesh përballet me komente paragjykuese si “ngele në derë”, por theksoi se askush nuk pyet realisht se çfarë dëshiron një person nga jeta e tij.
“Edhe unë lexoj mesazhe ‘ngele në derë’. Po ti e thua ngela në derë, po mua a më pyete?! Çfarë dua unë me jetën time?”, u shpreh Efi.
Ajo shtoi se jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat synime në jetë dhe se kjo duhet të pranohet më shumë nga shoqëria.
“Jam shumë e sigurt që në këtë jetë jo të gjithë duan të bëhen prindër, jo të gjithë duan të martohen, jo të gjithë duan të krijojnë familje”, deklaroi ajo.
Efi theksoi gjithashtu se nuk do të hynte në një marrëdhënie vetëm për shkak të presionit të moshës apo opinionit publik.
“Të dal unë dhe të gjej dikë vetëm sepse kam bërë 30 vjeçe?! Ndërkohë që është vetëm një jetë. Të rri me një partner që nuk jam e lumtur dhe e qetë, atëherë unë nuk e dua. Fare! Mjafton të rri vetëm”, tha ajo.
Deklaratat e saj kanë marrë mbështetje të madhe në rrjet, ku shumë ndjekës kanë vlerësuar sinqeritetin dhe mesazhin e saj për lirinë personale dhe zgjedhjet individuale.
Burimi:https://www.instagram.com/efi.dhedhes/
Foto:https://www.instagram.com/efi.dhedhes/