Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë rikthyer vëmendjen e fansave pas publikimit të një videoje të re në rrjetet sociale, e cila ka ngritur menjëherë dyshime për një bashkëpunim të mundshëm muzikor mes tyre.
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5” shfaqen në video shumë të afërt dhe plot energji, teksa këndojnë dhe kërcejnë së bashku nën ritmet e hitit të njohur “DJ” të Rezarta Shkurtës.
Kimia mes tyre dhe atmosfera pozitive në video kanë bërë që pamjet të shpërndahen me shpejtësi në rrjet, ndërsa fansat kanë nisur menjëherë aludimet për një projekt të ri artistik.
Ajo që shtoi edhe më shumë dyshimet ishte përshkrimi misterioz që Selin la krahas videos.
“Keni pyetur për këtë… së shpejti”, shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se diçka e re pritet të publikohet në vijim.
Zgjedhja e këngës “DJ”, një nga projektet më të njohura të muzikës shqiptare ndër vite, u konsiderua nga ndjekësit si një “hint” për një hyrje të mundshme të dyshes në tregun muzikor.
Edhe pse as Selin dhe as Gimbo nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një bashkëpunim, fansat janë tashmë të bindur se dyshja po përgatit projektin e tyre të parë së bashku.
Pas afrimitetit të krijuar në “BBVA 5”, Selin dhe Gimbo vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të komentuar në rrjetet sociale, ku çdo postim i tyre merr menjëherë vëmendjen e publikut.