Ka nisur mbrëmjen e sotme sezoni i ri i spektaklit “She’s on Top”, duke sjellë emocione, surpriza dhe garën e shumëpritur mes vajzave konkurrente. Por një nga momentet më të komentuara të natës nuk lidhej vetëm me spektaklin, por me një lajm shumë personal të moderatores Sara Gjordeni.
Pak para nisjes së spektaklit, Sara ndau me publikun një lajm të bukur dhe emocionues: ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë me këngëtarin Bardhi.
Moderatorja mori vetëm pak sekonda nga skena për të falënderuar publikun dhe për të zbuluar lajmin që u prit me duartrokitje dhe shumë emocion nga të pranishmit. Ky moment e bëri nisjen e “She’s on Top” edhe më të veçantë për publikun dhe fansat e çiftit.
Historia e dashurisë mes Sarës dhe Bardhit nisi gjatë eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP”, ku ata krijuan një lidhje që shumë shpejt fitoi zemrat e publikut shqiptar. Sot, çifti po përgatitet të zgjerojë familjen e tyre, duke pritur me padurim ardhjen e fëmijës së dytë.
Ndërkohë, sezoni i ri i “She’s on Top” vjen nën moderimin e Sara Gjordenit, me Françeska Rustem dhe Niko Komanin në panelin e jurisë, ndërsa të ftuar specialë në episodin e parë ishin Brikena Selmani dhe Mateo Borri.
Burimi;https://www.instagram.com/saragjordeni/?hl=en
Foto;https://www.instagram.com/saragjordeni/?hl=en