Home ShowBiz “Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri reagon: Gjithçka nisi si shaka
“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri reagon: Gjithçka nisi si shaka
0

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri reagon: Gjithçka nisi si shaka

0
0

Një debat i fortë mes Ilirit dhe Mozës ka trazuar atmosferën gjatë ditës së djeshme, duke sjellë reagime të shumta nga publiku. Përplasja mes tyre erdhi pas disa deklaratave të ashpra, ku Iliri përdori tone të forta ndaj Mozës dhe Zhakut.

Pas situatës së krijuar, Iliri ka reaguar duke sqaruar se gjithçka nisi si një shaka, por sipas tij situata agravoi në momentin kur Moza i vendosi një epitet përmes një komuniteti, duke e quajtur LGBT.

“Ne kemi përditshmërinë tonë siç e kanë edhe njerëzit jashtë. Ata që punojnë, shkojnë edhe të relaksohen. Nisi si një shaka. Nuk është e drejtë të vendoset një epitet përmes një komuniteti. Kemi familje dhe mos ofendojmë. U atakuam pa asnjë arsye. Çdo njeri nga ne këtu ka një ngarkesë, qoftë edhe fizike. Kur gjen një moment relaksi dhe të vjen një valë nga Moza dhe Zhaku. Por nuk më bëhet vonë fare”, u shpreh Iliri.

Nga ana tjetër, edhe Mimoza ka dhënë versionin e saj lidhur me debatin. Ajo tregoi se situata nisi për shkak të një momenti me Sorginin, të cilin Iliri po e lyente me krem dielli, ndërsa ajo donte ta kthente situatën në spektakël.

“Ma mori krejt. Me atë që doja të bëja unë spektakël e bëri ky. Ky quhet reality show, ne nuk jemi vetëm në realitet por edhe në show. Çfarë do bëjmë javën tjetër? Edhe Agai nuk do thoshte vendos mikrofonin kur shante, për spektakël e donte. Ilirin e kam në zemër, sepse ka thënë gjëra që nuk i ka thënë askush për mua”, tha Moza.

Debati mes tyre ka ndezur rrjetin, ndërsa publiku vijon të ndahet në mendime për situatën dhe deklaratat e bëra nga të dy personazhet.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=fzmNbp-KAd8

Foto; https://www.instagram.com/ilir_shaqiri/?hl=en