Shakira dhe artistë të tjerë tregojnë sekretin e një kënge të paharrueshme të Kupës së Botës
Përpara Kupës së Botës FIFA 2026, disa nga artistët që kanë qenë pjesë e himneve zyrtare të turneut kanë ndarë mendimet e tyre mbi elementët që e bëjnë një këngë të Kampionatit Botëror të mbetet në kujtesën e tifozëve në mbarë botën.
Sipas një raportimi të Associated Press, Shakira, J Balvin, Nora Fatehi dhe Wyclef Jean folën për përvojat e tyre me këngët e lidhura me FIFA-n dhe për ndikimin që ato kanë te publiku global.
Shakira, e cila së bashku me Burna Boy ka realizuar himnin zyrtar të Kupës së Botës 2026, “Dai Dai”, rikujtoi suksesin e madh të këngës së saj “Waka Waka (This Time for Africa)”, të realizuar me grupin Freshlyground për Botërorin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut.
Duke folur për sfidën e krijimit të një himni të tillë, artistja kolumbiane theksoi se futbolli ka fuqinë të bashkojë kultura, kombe dhe njerëz nga e gjithë bota, ndaj edhe muzika duhet të pasqyrojë këtë frymë.
“Përgjegjësia e madhe e krijimit të një kënge për Kupën e Botës është të realizosh një këngë që përfaqëson ndjenjat, emocionet dhe pasionin e njerëzve”, tha Shakira.
Sipas artistëve, një himn i suksesshëm i Kupës së Botës duhet të kombinojë energjinë, emocionin dhe universalitetin, duke krijuar një lidhje të veçantë me tifozët dhe duke mbetur pjesë e kujtimeve të turneut edhe shumë vite pas përfundimit të tij.
Burimi;https://www.instagram.com/shakira/
Foto;https://www.instagram.com/shakira/