Home Aktualitet Ministria ndryshon njoftimin, 61 vjeçari pësoi vdekje klinike, ende në luftë për jetën
Ministria ndryshon njoftimin, 61 vjeçari pësoi vdekje klinike, ende në luftë për jetën
0

Ministria ndryshon njoftimin, 61 vjeçari pësoi vdekje klinike, ende në luftë për jetën

0
0

61 vjeçari që u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë si viktima e pestë nga Coronavirus në vend në fakt ka pësuar vdekje klinike.

Institucioni në fjalë ka ndryshuar njoftimin e parë duke deklaruar se 61 vjeçari në fakt nuk ka vdekur, por është në gjendje të rëndë dhe ka pësuar vdekje klinike, ndërsa mjekët janë duke bërë të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar.

Megjithatë gjendja e tij mbetet e rëndë dhe mjekët do të dalin pas pak në një prononcim për mediat.

Aktualisht janë konfirmuar vetëm 4 viktima, ndërsa 61 vjeçari është me frymëmarje të komanduar dhe fatmirësisht nuk e ka humbur jetën siç u njoftua fillimisht.

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/31380-2/