Home Aktualitet Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në vend, situatë problematike në Kurbin..
Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në vend, situatë problematike në Kurbin..
0

Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në vend, situatë problematike në Kurbin..

0
0

Ka shkuar në 584 numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 22 raste të reja, ndërsa situata paraqitet problematike në Kurbin ku janë rregjistruar 12 raste të reja.

Kurbini i është shtuar hartës vetëm disa ditë më parë dhe duket se virusi po përhapet me ritme të shpejta.

Ndërkaq harta është shtuar gjithashtu me 5 raste të reja në Krujë, 3 në Shkodër dhe dy në Tiranë.

Gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së personave të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 327, një numër më i lartë se numri i të infektuarve aktivë.

Sipas Ministrisë në të dyja spitalet ndodhen të shtruar 44 persona, 5 prej të cilëve në gjendje të rënduar shëndetësore.

https://www.youtube.com/watch?v=FuQdFyPVFdk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=FuQdFyPVFdk

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/