Home Aktualitet Rama jep njoftimin e rëndësishëm: “Nga sot në e-albania, leje edhe për…”
Rama jep njoftimin e rëndësishëm: “Nga sot në e-albania, leje edhe për…”
0

Rama jep njoftimin e rëndësishëm: “Nga sot në e-albania, leje edhe për…”

0
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në faqen e tij në Facebook se që nga sot leje për të dalë mund të marrin edhe ata persona që kanë arsye shëndetësore.

Personi në fjalë duhet të ketë me vete dokumentin mjekësor, si dhe mund të shoqërohet vetëm nga një person tjetër.

Aplikimi për leje do të bëhet përmes portalit “e-albania” në sektorin leje për dalje për arsye shëndetësore.

Në rast se lëvizja do të bëhet me automjet, qytetarët duhet të shtojnë manualisht të dhënat e mjetit, nëse ky i fundit nuk është në pronësi të personit që merr leje.

Konfirmimi i lejes do të dërgohet me email dhe me mesazh në numrin e telefonit.

Rama shtoi gjithashtu se ata që nuk marrin leje dhe nuk janë të paisur me dokumentin mjekësor, do të ndërshkohen në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal.

Edi Rama

RAma1

Link dhe Burimi i fotos:  https://www.facebook.com/edirama.al/