Home Aktualitet Rritet numri i të prekurve me COVID-19, zbulohet një vatër e re infeksioni në Tiranë
Rritet numri i të prekurve me COVID-19, zbulohet një vatër e re infeksioni në Tiranë
0

Rritet numri i të prekurve me COVID-19, zbulohet një vatër e re infeksioni në Tiranë

0
0

Ka shkuar në 663 numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 29 raste të reja.

Nga këto 20 raste janë rregjistruar në Tiranë nga të cilat 13 i përkasin një vatre të re në një institucion të vuajtjes së dënimit, 7 raste i përkasin Krujës dhe 2 Shkodrës.

Pavarësisht numri të rasteve në rritje specialistë të Ministrisë theksojnë se ato janë të përqëndruar në dy vatra dhe po ndiqen më shumë vëmendje nga epidemiologët në terren.

Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 29 persona të tjerë.

Ndërkaq në të dyja spitalet në vend janë të shtruar 34 persona, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por pavarësisht luhatje së shifrave ekspertët thonë se situata vazhdon të jetë nën kontroll dhe tregues për këtë është numri i të shtruarve në spital që vazhdon të jetë në shifra të qëndrueshme.

https://www.youtube.com/watch?v=eMrbUJ7Nuh8&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=eMrbUJ7Nuh8&feature=youtu.be

Burimi i fotos: