Shtohet orari i lëvizjes nga java që vjen, Rama tregon masat e reja lehtësuese
0
0
Kryeministri Rama ka njoftuar përmes një komunikimi në Facebook se duke nisur nga java që vjen në zonat e gjelbërta qarkullimi ndërqytetas me automjet privat do të jetë i lirë deri në orën 21 të mbrëmjes.
Për këto zona do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se 5 personave, si dhe aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji.
Ndërsa në zonat e konsideruara të kuqe ku përfshihen bashkia Tiranë, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier do të vazhdojë i njëjti rregjim oraresh dhe rregullash të qarkullimit si deri tani.
Kryeministri Rama shton se këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje dalje e automjeteve të paautorizuara.
Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/