Home Aktualitet E fundit/ 5 persona ndërrojnë jetë, shifrat ende të larta
E fundit/ 5 persona ndërrojnë jetë, shifrat  ende të larta
0

E fundit/ 5 persona ndërrojnë jetë, shifrat ende të larta

0
0

116  raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë  në komunikimin zyrtar bën me dije se fatkeqësisht  kanë ndërruar jetë 5 pacientë, ndërsa në  të dyja spitalet në vend ndodhen  189 të shtruar, 20 në terapi dhe 8 të intubuar.

Ndërkaq për të disatën ditë  radhazi numri i shëruarve fatmirësisht është më i lartë se i rasteve  të reja.

Konkretisht gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 150 pacientë  duke e çuar ne 5732 numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë.

Ekpertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e  higjenës dhe për të përdorur maskat në ambjente të mbyllura.

https://www.youtube.com/watch?v=9JSLRhAPxdM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=9JSLRhAPxdM

Burimi   i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/