E fundit/ Shtohen shtrimet në spital, 5 persona ndërrojnë jetë
123 raste pozitive me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ndërsa numri i të shëruarve për të disatën ditë rradhazi është më i lartë se i rasteve të reja.
Eskpertë të Ministrisë së Shëndetëisë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 150 persona duke e çuar në 5882 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.
Ndërkaq 5 persona të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit ndërsa është shtuar numri i personave që po trajtohen në spitale.
Konkretisht në të dyja spitalet në vend po trajtohen 190 persona, 18 në terapi intensive dhe 8 të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për të respektuar distancën, për të vendosur maskat në ambjente të mbyllura si dhe për të respektuar protokollet e sigurisë në biznese.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=lNyRnQ8zy-Q
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/