Shifrat sërish në rritje, shënohet një tjetër rekord vdekjesh nga COVID
Bilanc i zi nga COVID-19 në vend, shënohet numri më i lartë i viktimave deri tani
19 persona kanë ndërruar jetë të prekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke shënuar numrin më të lartë të viktimave ditore që prej fillimit të epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj zyrtar lajmëron se nga testimet ditore kanë rezultuar 744 raste të reja, 307 prej të cilave në kryeqytet, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë nga 24 raste në Korçë e Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në LEzhë, 11 në Berat, 8 në Malësinë e Madhe, nga 5 në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë dhe një rast në Devoll.
Ndërlaq më 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë duke e çuar në 16666 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në të trea spitalet në vend janë duke marrë trajtim spitalor 455 persona, 21 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
Burimi i fotos: ttps://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY