Home Aktualitet Pas sulmit që po i bëhet Ukrainës, Britania e Madhe zbulon masën goditëse për Rusinë
Pas sulmit që po i bëhet Ukrainës, Britania e Madhe zbulon masën goditëse për Rusinë
0

Pas sulmit që po i bëhet Ukrainës, Britania e Madhe zbulon masën goditëse për Rusinë

0
0

Kryeministri Boris Johnson prezantoi sanksionet që do të rëndojnë mbi Rusinë, duke filluar nga ngrirja e aseteve të bankave, tek ndalimi i eksporteve për disa produkte.

Të gjitha bankat kryesore ruse do t’u pezullohen/ngrihen asetet e tyre dhe do të përjashtohen nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar. Kjo do t’i ndalojë ata të kenë akses në pagesat e sterlinës dhe kleringut përmes MB.

Kjo përfshin një ngrirje të plotë dhe të menjëhershme të bankës VTB. Legjislacioni do të ndalojë kompanitë e mëdha ruse dhe shtetin të mbledhin financa ose të huazojnë para në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Brenda ditëve, Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë eksportet e artikujve të teknologjisë së lartë dhe pajisjeve të rafinerisë së naftës

Do të ketë një kufi për depozitat që rusët mund të bëjnë në llogaritë bankare të Mbretërisë së Bashkuar

Sanksione të ngjashme financiare do të shtrihen në Bjellorusi për rolin e saj në sulmin ndaj Ukrainës.

Linku: https://www.dw.com/

Burimi i fotos: https://www.dw.com/

tags: