Eurovisioni nuk do të organizohet në Ukrainë, ky shtet do të jetë mikpritësi i ri!
Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) njoftoi në një deklarat në Twitter se Eurovision 2023 nuk do të mbahet në Ukrainë për shkak të konfliktit me Rusinë.
“Është bërë një traditë e njohur që fituesi i Festivalit të Këngës në Eurovision-it do të jetë mikpritësi i konkursit vitin e ardhshëm, duhet të ofrojë disa kritere, duke përfshirë sigurimin e qëndrueshmërisë së organizimit të ngjarjes dhe sigurinë e të gjithë palëve të interesuara, përfshirë publikun,” deklaroi Unioni Evropian i Transmetimeve.
“Pas analizës objektive, bordi drejtues, ka vendosur me keqardhje të thellë se, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, garancitë e sigurisë dhe operacionale që kërkohen për një transmetues për të organizuar dhe prodhuar Eurovizionin sipas Rregullave të ESC nuk mund të përmbushur ngaUkrania” vazhduan ata.
Tani, Unioni ka vendosur që konkursi të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Anglia pritet të fillojë diskutimet me BBC për të organizuar konkursin në 2023 për shkak se Sam Ryder rezultoi si fitues i dytë.
Linku: https://www.justjared.com/2022/06/17/eurovision-2023-wont-be-hosted-in-winning-country-of-ukraine-find-out-where-may-be-heading/2/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdjodO-qIiI/