Home Aktualitet “Refuzuan të më ndihmonin”, aktorja shqiptare rrëfen tmerrin pasi ngeli mbyllur në ashensor
“Refuzuan të më ndihmonin”, aktorja shqiptare rrëfen tmerrin pasi ngeli mbyllur në ashensor
0

“Refuzuan të më ndihmonin”, aktorja shqiptare rrëfen tmerrin pasi ngeli mbyllur në ashensor

0
0

Aktorja Hajat Toçilla, ka ndarë në rrjet përvojën tepër të pakëndshme teksa kishte mbetur e mbyllur në një ashensor në qytetin e Prizrenit.

Toçilla, me anë të një postim në Facebook ka thënë se policia, zjarrfikësit kanë refuzuar ta ndihmojnë.

Ajo ka thënë se në ashensor ka mbetur rreth 30 minuta derisa familjarët e saj e kanë kërcënuar përgjegjësin e ashensorit i cili më pastaj ka pranuar ta ndihmojë.

“ Sot në Prizren e kuptova sa e pambrojtur prej shtetit jam! Policia e Kosovës, zjarrfikesit, KEDSi refuzun të më ndihmonin të dilja prej ashensorit ku mbeta rreth 30minuta (n’mos më shume) shkaku i ndërprerjes së rrymës. Në ashensor nuk kishte numër të ndonjë servisi për  raste emergjence, policia rrefuzoi të më ndihmonte duke më drejtuar te pergjëgjsi i ashnesorit, zjarrfikësit nuk e dinin as ku është ambulanca në qendër, KEDSi na tha të presim deri në orën 14:00/15:00 që i bie 3-4 orë, e pergjegjsi i ashensorit e mohoi pergjegjësinë e vet, deri sa u kercënu prej familjareve (qe per fat i kisha aty) se do te lajmerohej në polici, në atë moment llampa e Aladinit ja shpiki celsin. Urime liberalizimi i vizave”- ka shkruar ajo në Facebook.

Linku: https://www.facebook.com/hajattocilla

Burimi i fotos: pexels.com