Sa paguhen inxhinierët që punojnë në Inteligjencën Artificiale?
CEO Sam Altman është kthyer në OpenAI pasi qindra punonjës kërcënuan të largoheshin pasi krijuesi i ChatGPT u largua nga detyra, duke nënvizuar ndikimin e madh që kanë aktualisht punëtorët e industrisë së teknologjisë.
Inxhinierët e AI fitojnë diku te 8% deri në 12.5% më shumë se homologët e tyre jo-AI, sipas një analize nga platforma e të dhënave “Levels.fyi”.
Paga e një inxhinieri të OpenAI varion nga 200,000 dollarë deri në 370,000 dollarë, ndërsa për inxhinierët e specializuar varion nga 300,000 deri në 450,000 dollarë.
Në paga nuk përfshihen bonuse ose aksione, të cilat do ta rrisnin pagën prej 300,000 dollarë në 800,000 dollarë, sipas “Levels.fyi”, raporton Bloomberg.
Në një industri ku talenti konsiderohet aseti më i vlefshëm, eksodi i punonjësve të OpenAI do të ishte katastrofik.
Për teknologjitë në zhvillim si inteligjenca artificiale, ka vetëm një grup shumë të vogël, njerëzish me përvojë. Është produkti, është kompania”, tha Julia Pollak, kryeekonomiste në faqen e punës ZipRecruiter.
I gjithë ky sfond i ka vënë punonjësit e OpenAI në një pozicion jashtëzakonisht të fortë për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi bordin e kompanisë.
Kur bëhet fjalë për rekrutimin në universitet, ka një ndryshim të madh midis të kuptuarit të modeleve të AI në një nivel teorik dhe të pasurit aftësi dhe përvojë për t’i zbatuar ato. Sistemet e softuerit shumë të specializuar të OpenAI i bëjnë zhvilluesit e tij aktual edhe më të vlefshëm.
Linku: https://www.datacamp.com/blog/how-much-do-ai-engineers-make-guide-to-salaries
Foto:Freepik.com