Zbulohet arsyeja e arrestimit të boksierit Florian Marku
0
0
Boksieri Florian Marku është arrestuar nga policia gjermane.
32-vjeçari është ndaluar për llogari të autoriteteve helene për një incident të regjistruar vite më parë, ku Marku ka kryer një pjesë të dënimit, por me ligjin e ri, do të duhet që boksieri të shlyejë edhe 6 muaj të tjerë.
Florian Marku ishte përfshirë në një konflikt në Greqi, ku ndaj tij rëndonin 2 akuza nga autoritetet.
Marku kreu 1.6 vite burg nga 7 që ishte dënimi i tij, e sipas ligjit të ri me çështjen në apel do të duhet të rikthehet sërish për të kryer pjesën e mbetur, së paku 1/3. Ndalimi i tij u bë në Gjermani, ku kishte shkuar për arsye personale.
Linku:https://www.instagram.com/florianmarku/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/florianmarku/