Home Aktualitet Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim çështjen për përndjekje, mbrojtja pretendon shtrembërim të tabulateve telefonike
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim çështjen për përndjekje, mbrojtja pretendon shtrembërim të tabulateve telefonike
0

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim çështjen për përndjekje, mbrojtja pretendon shtrembërim të tabulateve telefonike

0
0
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim një çështje penale për veprën e përndjekjes, lidhur me komunikime telefonike mes një shtetasi mashkull dhe një shtetaseje, pas përfundimit të një njohjeje personale mes tyre.
Sipas palës së mbrojtjes, prokurori Arbër Berexha dyshohet se ka shtrembërur përmbajtjen e tabulateve telefonike të siguruara nga kompania Vodafone, duke paraqitur në procesverbal vetëm një pjesë të komunikimeve. Çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës dhe është në gjykim pranë gjyqtares Marcela Shehu.
Gjykata i ka kërkuar Prokurorisë që të hetojë të gjitha telefonatat e kryera mes palëve. Në zbatim të kësaj kërkese, Vodafone ka dorëzuar tabulatet e plota të komunikimeve telefonike.

pv1 copy pv2 copy

Në procesverbalin e hartuar nga prokurori Berexha, në bashkëpunim me oficerin e policisë gjyqësore Edlir Kruja, janë listuar vetëm telefonatat e kryera nga i akuzuari drejt viktimës, ndërsa nuk janë përfshirë telefonatat e kryera nga viktima drejt të akuzuarit.

tab copy

Nga përmbajtja e procesverbalit krijohet përshtypja se i akuzuari ka telefonuar në mënyrë të vazhdueshme dhe në orare të ndryshme viktimën, duke e bezdisur atë përmes telefonatave të përsëritura. Megjithatë, sipas tabulateve të plota të Vodafone-it, të administruara në dosjen penale, komunikimet rezultojnë të kenë qenë reciproke gjatë gjithë periudhës për të cilën është ngritur akuza për bezdisje dhe përndjekje.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se ndaj prokurorit është përgatitur një ankesë pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Sipas statistikave të publikuara nga ILD për vitin 2024, nga 1.374 ankesa të trajtuara janë ndërmarrë 11 procedime disiplinore.
Çështja mbetet në shqyrtim gjyqësor, ndërsa pritet që gjykata të vlerësojë provat e administruara nga palët.

Burimi i fotos: https://www.reporter.al/2024/01/12/prokurori-arber-berexha-konfirmohet-ne-detyre/