1. Home
  2. ShowBiz
  3. Elgit Doda ka pyetje – Çfarë i duhet arti një artisti?
Elgit Doda ka pyetje – Çfarë i duhet arti një artisti?
0

Elgit Doda ka pyetje – Çfarë i duhet arti një artisti?

0
0

Kompozitori dhe këngtëtari i mirënjohur Elgit Doda është revoltuar në ditën e sotme, ai vetëm para pak minutash ka postuar në profilin e tij në Instagram një super status në lidhje më artin në Shqipëri, më shkrimin e artikujve në portale dhe tregon se çfarë ka vërtetë rëndësi në jetën e tij.

Elgitin e njohim si kompozitorin e shumë hiteve muzikore përpos edhe disa këngëve të kthyera në hite që ai vet ka kënduar. Pas pranimit të lidhjes me Klea Hutën, Elgitit i kanë vërshuar telefonatat nga gazetarët për pyetje rreth kësaj lidhje. Kjo gjë ka bërë që Elgiti të acarohet dhe të shkruaj këtë status shumë domethënëse.

Postimi i Elgit Dodës:

Çfarë i duhet arti një artisti? Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt! Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se kto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar. I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë public “te pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë .sepse ky duhet te ishte misioni yt! Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend"

A post shared by G I T I ® (@elgitdoda) on

Link: https://www.instagram.com/p/BaJPBo5D7RZ/?taken-by=elgitdoda

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BOZd_wBgS1h/?taken-by=elgitdoda