1. Home
  2. ShowBiz
  3. Silva Gunbardhi sherr me të shoqin pak minuta para se të hynte në emision
Silva Gunbardhi sherr me të shoqin pak minuta para se të hynte në emision
0

Silva Gunbardhi sherr me të shoqin pak minuta para se të hynte në emision

0
0

Ata të dy numërojnë plot hite në tregun muzikor vendas e një ndër ta, më i fundit i titulluar “Hajde shqipe”.
Silva Gunbardhi dhe Dafi ditën e djeshme kanë qenë të ftuar tek “Rudina”, por para se të futeshin në emision, janë zënë keq. Këtë e ka treguar vet Silva gjatë intervistës me Rudinën, duke u shprehur se Dafi nuk i kishte pëlqyer asaj stilin e flokëve.

“Pesë minuta para emisionit më tha se nuk i pëlqente modeli i flokëve. Çfarë fitoi se ma tha? Unë vendosa t’i bëja flokët gërshet sot”, tha ajo. Ndërsa Dafi u shpreh se kur nuk i pëlqen diçka nuk e mban dot dhe e thotë troç.
Po ashtu, çifti tha se duan të bëjnë një fëmijë të dytë, por ajo që i pengon është karriera.

Link: https://youtu.be/JdvxfS4LAZ0?t=199

Link: https://www.youtube.com/watch?v=JbGqaRF2BlA

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bk5vNkblKtk/?hl=en&taken-by=rudinamagjistari