1. Home
  2. ShowBiz
  3. Fatma rikthehet në Tv, ja ku do ta shohim pas lindjes së bebit
Fatma rikthehet në Tv, ja ku do ta shohim pas lindjes së bebit
0

Fatma rikthehet në Tv, ja ku do ta shohim pas lindjes së bebit

0
0

Moderatorja Fatma Methasani do të rikthehet sërish në media pikërisht në ekranin që e bëri të njohur nga ku nisi gjithçka, por këtë herë me një post të ri.

Ka qenë vetë moderatorja e cila njoftoi se INtv do të rihapet sërish me një version të ri ku Fatma do të ketë rol drejtues.

Moderatorja ka treguar se mezi po pret bebushin që pritet shumë shpejt të vijë në jetë dhe më pas fëmijën artistik, duke ju referuar televizionit i cili do të vije me ndryshime të rëndësishme.

“Na presin gjëra të mrekullueshme, është bukur të jesh IN”, thotë Fatma në statusin e saj të gjatë ku njofton lajmin për rikthimin e INTv.

Kujtojmë se ky televizion shkriu stafin dhe mbylli të gjitha programet pak kohë më parë, por mesa duket tani do të rikthehet sërish dhe Fatma premton të reja interesante në këtë rikthim

View this post on Instagram

Nuk para bëj nga këto postime, por le të themi që e ka fajin pritja e ëmbël🤗 ☺️ MAD 2014…Unë,një çamarroke me konversa që kërcente siper divanit.😝 IN 2019…Mbyll një kapitull 5 vjeçar të një emisioni që pa e kuptuar u bë stil jetese.😆 Sot..Do vazhdoj ti mbaj konversat dhe pse kësaj here në zyrë, për të drejtuar televizionin që më mësoi se gjërat e bëra me dashuri,funksionojnë gjithmonë.😇 Për momentin po presim me padurim bebushin, pastaj mezi pres gjithashtu ti dedikohem edhe fëmijës artistik. Të cilin jam e bindur, ju do e dashuroni versionin e ri të IN tv Albania. Energjia apo dashuria e ekipeve që kanë ndërtuar e drejtuar Mad tv apo In tv, dhe dashuria që më keni dhuruar ju që më keni ndjekur,më kanë frymëzuar pafund. Na presin gjëra të mrekullueshme! Është bukur të jesh IN. #INforLife

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani) on

Link: https://www.instagram.com/p/B7qZHdXh9Yp/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByHxu1IhJgI/