1. Home
  2. Aktualitet
  3. “Ti nuk ke faj…”, Bieta bën dedikimin prekës në emision për 15 vjeçaren e abuzuar
“Ti nuk ke faj…”, Bieta bën dedikimin prekës në emision për 15 vjeçaren e abuzuar
0

“Ti nuk ke faj…”, Bieta bën dedikimin prekës në emision për 15 vjeçaren e abuzuar

0
0

Rasti i një 15 vjeçareje që është abuzuar nga ish roja i shkollës ku studionte dhe më pas përmes kërcënimeve është abuzuar edhe nga persona të tjerë ka tronditur opinionin publik.

Të shumtë janë personazhet e njohur që kanë reaguar ashpër ndaj kësaj ngjarjeje përmes statuseve në rrjetet sociale, apo dedikimeve direkte në emisione televizive.

I tillë ishte edhe reagimi i moderatores Bieta Sulo e cila mori një minutë kohë në fund të emisionit për t’ju drejtuar 15 vjeçares duke i thënë se ajo nuk ka faj dhe nuk duhet të ketë turp.

Turp duhet të kenë ata që kanë abuzuar me të dhe të gjithë ata që kanë heshtur edhe pse e dinin shumë mirë çfarë po ndodhte.

Ajo ka reaguar gjithashtu jo vetëm ndaj ngjarjes, por edhe ndaj trajtimit që ju bë në media gjatë gjithë ditës së djeshme e cila ishte një abuzim dyfish për 15 vjeçaren.

Bieta i është drejtuar vajzës drejtpërdrejt nga ekrani duke i thënë që të mos ndihet aspak në fja, pasi fajin e ka bërë dikush tjetër.

View this post on Instagram

“Per ty qe dje nuk festove dot 1 qershorin… “ ishte nje qendrim/reagim qe me shpirt e thashe ne #ftesënë🖐🏼 drejtuar 15 vjecares qe eshte mbyllur vetem ne dhome dhe kush e di c’po perjeton dhe qe ndihet vetem, e perdhunuar dyfish nga trajtimi qe media i beri gjithe diten e djeshme… por pse po e postoj sot? Gjate gjithe dites kam pare kaq shume postime te shqiptareve me #blacklivesmatter (dhe sh mire kane bere, madje u kam bere like) poooooor si ka mundesi, si si si, qe nuk postojne, nuk denoncojne, nuk ngrihen te godasin keto sjellje cnjerezore, te persitura ndaj femijeve dhe t’i thone nje fjale inkurajuese, por edhe shprese asaj qe eshte vetem e kush e di ne cfare gjendje, padrejtesisht ne ate gjendje.

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

Link: https://www.instagram.com/p/CA8WaI8HaF3/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CADHtmrnJpf/