Akti Normativ rikthen kufizimet, Manastirliu: “Nga sot ndalohet hapja e..”
Situata e krijuar në vend prej COVID-19 dhe rastet gjithnjë në rritje ka detyruar qeverinë që të miratojë Aktin Normativ për klubet e natës, diskot dhe baret tip lounge.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një deklarate për mediat njoftoi se që nga sot do të ndalohet hapja e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe të gjitha shërbimet e kësaj natyre në mjedis të hapur dhe të mbyllur përveç restoranteve.
Sipas Manastirliut mosrespektimi i këtij detyrimi do të dënohet me gjobë dhe pezullim aktiviteti.
Akti Normativ ndalon gjthashtu muzikën pas orës 20:00 në të gjitha mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji dhe mosrespektimi I këtij rregulli shoqërohet si me gjobë ashtu edhe me pezullim aktiviteti.
Së fundmi në vendin tonë është shënuar një rritje e numrit të rasteve të reja me COVID-19 si dhe shtim i numri të përsonave që marrin shërbim në spital si dhe të atyre që janë në gjendje më të rëndë në terapi intensive.
🔴 #COVID19🔴 Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:- Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.- Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.🟢Ministrja Manastirliu: Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme.
Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, July 20, 2020
Link: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/215715959676561
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCbFvvgALrU/