Nga e enjtja maska me detyrim dhe në rrugë, ja rregullat e reja
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga e enjtja maska do të jetë e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë në çdo ambjent të hapur dhe të mbyllur.
E gjithë kjo sipas Ramës bëhet për të përballuar me dinjitet dhe vetëdije qytetare sfidën e vjeshtë-dimrit, për të shmangur një tjetër karantinë.
Gjatë konferencës për shtyp, Rama tha se kjo masë parandaluese do të hyjë në fuqi nga java e ardhshme dhe se qytetarët janë të detyruar ta mbajnë maskën kudo përveçse në shtëpi, restorant apo barin ku janë ulur për të konsumuar diçka.
Rama shtoi gjithashtu se policia e shtetit dhe ajo bashkiake do të survejojnë çdo ambjent dhe nuk do të ketë tolerancë ndaj personave që shkellin rregullat.
Kryeministri tha gjithashtu se gjobat që do të vendosen në kohë reale dhe se do të kalojnë si detyrim në faturën e energjisë elektrike.

🔴MASAT ANTI-COVID – Të përballojmë të bashkuar dhe me dinjitet e vetëdije qytetare sfidën e vjeshtë-dimrit, për të shmangur medoemos një tjetër karantinë të përgjithshme😷Numrat po rriten me shpejtësi kudo në botë! Disa vende po u rikthehen masave shtrënguese! Shqipëria është në kohë për të reaguar me vullnet dhe përgjegjshmëri qytetare🇦🇱🙏 JU LUTEMI MOS LUANI ME SHËNDETIN DHE EKONOMINË FAMILJARE!
Posted by Edi Rama on Saturday, October 10, 2020
Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2663651130616293
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/xeBOU4eeC8Q